Sofje, 20 dhjetor – Prokurori bullgar ka parashtruar akuzë kundër dy makinistëve të trenit, në lidhje me aksidentin nga fillimi i muajit në të cilin e humbën jetën shtatë persona, ndërsa 29 u lënduan rëndë. Hetimin për aksidentin e rëndë e zbatuan ekspertët teknikë të cilët kanë konfirmuar se treni me shpejtësi të madhe ka hyrë në stacionin në vendin Hitrino, që shkaktoi që treni të dalë nga binarët. “Treni lëvizte në shpejtësi prej 78 kilometra në orë, ndërsa 40 është e lejuar. Kjo solli të dalë nga binarët, si dhe të dëmtohen vagonët të cilat transportonin gaz të lëngshëm dhe që pastaj shkaktoi shpërthim”, deklaroi zëdhënësja e Prokurorisë. Kjo Prokurori theksoi se dy makinistët kanë përvojë të gjatë profesionale dhe shumë mirë e njohin rregulloren dhe kështu me vetë këtë ishin në dijeni se i shkelin rregullat për çka do të dënohen për krim me paramendim.