Një këlysh ariu polar në Alaskë është fotografuar duke kërcyer dhe lëvizjet e tij ishte të versionit Macarena. Laura Gregory, 29 vjeçe, arriti që të bëjë këto foto të mrekullueshme të ariut që qëndronte me dy këmbë në Kaktovik të Alaskës. Arinjtë polarë udhëtojnë në qytetin e Katkoviqit, për tu ushqyer me mbetjet e balenave të vrara nga banorët e zonës. Zonja Gregory, e cila jeton në Fairbanks të Alaskës tha:- “Ne ishim në një anije dhe po prisnim që të fotografonim arinjtë. Ky këlysh ishte së bashku me një tjetër. Kur na pa, ai qëndroi përpara aparatit fotografik dhe nisi të bënte lëvizjet e çuditshme. Udhërrëfyesi na kërkoi që ne të futeshim në barkë, nëse ariu vendoste që të futej në ujë dhe mund të na rrezikonte jetën, por nuk ndodhi kështu”.
Ariu polar pozon si model përpara aparatit fotografik
Leave a comment