Ferizaj ka gjetur menjëherë pasuesin e Arsim Abazit në postin e kryetrajnerit. Është Argjent Beqiri, trajneri i mirënjohur shqiptar, me të cilin kanë arritur marrëveshje drejtuesit e klubit. Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Olle, Genc Hyseni, drejtor sportiv i Ferizajt. Sipas tij, Beqiri do të prezantohet nesër.