Forcat e sigurisë të Arabisë Saudite kumtuan sot se kanë parandaluar sulm në Xhaminë e Shenjtë në Mekë, vendin më të shenjtë për myslimanët. Ministria e Punëve të Brendshme e Arabisë Saudite ka filluar bastisje në provincën Xhida, si dhe në dy rajone në Mekë, mes të cilave dhe Axhjad Al-Masafi në afërsi të Xhamisë së shenjtë.
Policia kumtoi se ka hyrë në luftë me vetëvrasësin me bombë, i cili fshihej në një shtëpi trekatëshe. Ai arriti të hidhet në ajër dhe si pasojë e asaj shtëpia u rrënua. Në mesin e të lënduarve janë gjashtë të huaj dhe pesë pjesëtarë të forcave të sigurisë. Ministria thekson se janë arrestuar pesë persona.