Sinjale hapjeje për të drejtat e grave në Arabinë Saudite. Mbreti Selman ka dhënë një urdhër që i lejon gratë që të hyjnë në zyrat qeveritare pa marrë lejë më parë nga bashkëshorti apo “tutori” mashkull. Aktivistët e të drejtave të njeriut, pohojnë që urdhri I paraprin mes të tjerash edhe të drejtave të grave për të pasur një punë, të arsimohen apo të kryejnë procedura të zakonshme mjekësore, pa qenë e nevojshme që të marrin pëlqimin e burrit apo partnerit të tyre. Në Mbretërinë Saudite, që është një vend konservator, një grua, nëse nuk është e shoqëruar nga një mashkull, nuk mund të dalë e vetme nga shtëpia dhe as nuk mund të përdorë mjetet publike, si dhe të drejtojë një makinë.