Qeveria indiane ka bërë të ditur se fabrika e brendit Apple do të vendoset në shtetin e Karnatakas në Indi. Apple do të fillojë prodhimin e iPhonëve në këtë fabrikë në muajin prill. Në indi, Apple përbën vetëm 2 për qind të tregut të telefonave mobilë në vend. Fabrikat e kompanisë teknologjike janë të vendosura në Kinë, por ardhja e Presidentit Donald Trump mund t’i shkaktojë probleme kompanisë. Edhe pse përqindjet e shitjeve të iPhonëve kanë rënë, Apple vazhdon ta dominojë gjysmën e tregut të shitjeve në këtë sektor, shkruan BBC.