TechSot.al raporton Avast Software lëshoi një raport i cili zbuloi aplikacionet që shkatërrojnë më shumë baterinë e telefonave android. Aplikacioni që harxhon më shumë baterinë tuaj është Facebook. Së dyti ishte Musical.ly, një aplikacion i ri i cili ju lejon që të regjistroni veten dhe miqtë tuaj duke bërë lip sync një këngë të caktuar. Ky aplikacion u vërtetua se mund të harxhonte një bateri te plote në vetëm dy orë. Google maps zuri vendin e tretë. Së katërti ishte WhatsCall. Së pesti ishte aplikacioni i Skype. Pas këtyre vinte një aplikacion që quhet Daily Mail. Aplikacione më të habitshme që e harxhojnë më së shumti baterinë ishte aplikacioni Tinder dhe Dëshmitarët e Jehovait.