I dyshuari për sulmin në Berlin është vrarë pas shkëmbimit të zjarrit me policinë në Milano, ka konfirmuar policia italiane. Autoritetet ndërkombëtare ishin në kërkim të Anis Amri, i cili dyshohej për vrasjen e 12 personave në një treg krishtlindjesh në Berlin. Së fundmi ishte raportuar se ai është parë në qytetin Aalborg të Danimarkës, por alarmi ishte i rrejshëm.