Imagjinoni sikur jo vetëm të bëni palestër, por ta bëni atë brenda një anijeje mbi lumin Senë në mes të Parisit, me pamje nga kulla Eifel, ndërkohë që edhe lundroni! Perfekte, apo jo? Sigurisht, prandaj edhe arkitekti Carlo Ratti Associati e ka ndërtuar të tillë. Por mos mendoni se është kaq e lehtë… Kjo anije-palestër do të mund të ecë sepse biçikletat që do të lëvizin nga njerëzit që ushtrojnë aktivitet fizik do ta bëjnë atë të lëvizë, përndryshe, nëse palestra është e mbushur me përtacë, ju mund ta kuptoni se çfarë ndodh! Kjo është një palestër që do të dhurojë jo vetëm adrenalinë, por edhe kënaqësi. Njësoj sikur të jeni turistë por edhe dobësoheni ndërkohë. Kjo anije mban rreth 40 persona dhe është konceptuar për t’u shpërndarë në shumë lumenj të botës, fillimisht do të nisë me Francën.