Skenë rrëqethëse në “Anfield”: stadiumi legjendar i Liverpulit këndon, por jo për festë. Sfida e Kupës së Ligës, mbrëmë kundër Lidsut, shërbeu për të nderuar viktimat e aksidentit ajror në Kolumbi, ku bënin pjesë edhe lojtarët e stafi i klubit brazilian Çapekoense. “You’ll never walk alone” këndohej nga gjithë stadiumi, ndërsa u mbajt edhe një minutë heshtje, me lojtarët që kishin vendosur shirit të zi në krahë.