Shkup, 9 mars – Kryetari i Këshillit të prokurorëve publikë, Petar Anevski, sot deklaroi se Këshilli dje është mbledhur në lidhje me parashtresën e u.d. kryetare e Gjykatës Penale të Shkupit, Tatjana Mihajllova dhe ka sjellë konkludim se prokuroret publike Katica Janeva dhe Fatime Fetai me sjelljen e tyre në seancën e fundit për ngjarjet para komunës Qendër nga qershori i vitit 2013 e ka shkelur Kodeksin e etikës së prokurorëve publikë. “Kemi dhënë rekomandim deri te prokurori publik se do të duhet ta shqyrtojë mundësinë nga përcaktimi i një prokurori tjetër publik për përfaqësim të kësaj lënde. Bëhet fjalë për atë lëndë ku akuzohet ish-kryeministri me persona tjerë për vepër penale, mendoj, dhunë”, thotë Anevski. Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë rast është caktuar për nesër.