Boksieri britanik Amir Khan është përshirë orët e fundit në një skandal seksual, pas publikimit në faqen më të madhe pornografike në Amerikë (pornhub), të një video ku duket edhe ish-kampioni i botës. Në video, duket boksieri që kryen një akt seksual (masturbohet), teksa flet në “skype” me një femër. Një video që mendohet se i përket vitit 2013, pak javë pasi boksieri u martua me Farayal Makhdoom. Kjo e fundit e ka quajtur të pakëndshme videon e publikuar, duke mos dhënë asnjë koment tjetër, por ka kërcënuar se mund të largohet nga boksieri. Nga marrëdhënia e tyre ka lindur edhe një fëmijë, por situata nuk është aspak e mirë për momentin, pasi duket se video e bisedës në “skype” është regjistruar e publikuar në internet.
Gruaja që bën chat me Khan mendohet se është nga Arizona (Amerikë), një njohje e vjetër e boksierit, ndërkohë që përveç kësaj video, kanë dalë në shitje edhe 3 video të tjera të boksierit britanik. Burime nga njerëz pranë boksierit kanë thënë se Khan është dërrmuar psikologjikisht pas publikimit të kësaj video, që duket se ka shkatërruar përfundimisht jetën publike të tij. Mediat britanike shtojnë se prej vitesh është përfolur ekzistenca e këtyre videove, por që janë bërë publike vetëm orët e fundit (nuk dihet arsyeja). Khan nuk duelon prej muajsh, pas dy humbjeve dhe operacionit në dorë, por tashmë ështirë se mund të imagjinohet një rikthim i tij në ring.