Kompanitë të jenë të kujdesshme dhe të përgjegjshme gjatë reklamimit, ta ruajnë nivelin etik i cili nuk mund të caktohet me asnjë ligj, porositën pjesëmarrësit në konferencën e sotme që e organizoi Oda Ekonomike Amerikane në Maqedoni (AmÇam).
Sipas tyre, joetika e biznes shpalljes që është posaçërisht prezente në internet, në mediat si Jutjub dhe Instagram, më së shpeshti është për shkak të mosdijes, e jo lloj i keqpërdorimit të vetëdijshëm ose qëllimshëm. “Nuk bëhet fjalë për atë se çka është legale, e mbuluar me ligj, por për atë që kompanitë duhet ta rregullojnë me politikat e tyre të brendshme, për atë në të cilët duhet të kenë kujdes që të jenë etikë”, deklaroi Mishel Osmanli nga AmÇam.
Sipas saj, kyçe është mirësjellje. “Reklamat mund të jenë ligjore, e të mos jenë mirësjellëse . Mirësjellja është term relativ dhe në ndonjë shtet ka një domethënie, ndërsa në ndonjë shtet tjetër ka domethënie tjetër. Në çdo rast kompanitë duhet të kenë kujdes në shpalljet e tyre që çdoherë të jenë mirësjellës për publikun më të gjerë edhe pse standardi i tyre në sferën lokale mund të jetë më i ndryshëm nga ai në ndonjë vend tjetër”, theksoi Osmanli. Siç përmendi Stevan Rangelloviq nga Asociacioni evropian i agjencive për komunikim, ligji ndonjëherë nuk është mjaftueshëm specifik. E jep vetëm parimin e industrisë që të jetë mjaftueshëm e përgjegjshme.
“Nëse ligji nuk tregon se si në Instagram mund të mbështesni ndonjë brend, kjo nuk do të thotë se duhet të shkoni kundër tij, por ta zbatoni në frymën më të mirë. Rregulla e parë e çdo reklamimi është që të thoni se ajo është sponsorizim, shpallje. Ekziston praktikë e përgjithshme në Evropë se nëse mbështesni një brend të caktuar për shembull në Intstagram, duhet ta vendosni hashtakun e njohur ‘ed’ që në anglisht do të thotë reklamë”, tha Rangeloviq.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve, Osmanli informoi se në Maqedoni ende nuk flitet për këto tema subtile siç është etika në reklamim, ndërsa vendi nuk është as anëtare e Asociacionit evropian i cili mbulon mbi 30 shtete. Deri tani Asociacioni i reklamimit në Maqedoni për 13 vite ka ngritur vetëm një vendim kundër shpalljes joetike, ndërsa po aq shumë dobët ose aspak nuk paditet në këtë sferë sepse nuk ka shpresë, siç theksoi Osmanli, se rastet do të zgjidhen në mënyrë adekuate. “Në vende të tjera zakonisht padit konkurrenca nëse ndonjë kompani reklamon ose thotë diçka që nuk është e saktë, por këtu kjo nuk ndodh. Flitet për mosbesim tek gjykatat”, nënvizoi Osmanli.