Sulmuesit që mbrëmë në qendër të Londër vranë shtatë vetë, ndërsa plagosën 48 të tjerë, me siguri janë terroristë radikalë islamikë, deklaroi sot ministrja britanike e Punëve të Brendshme, Amber Rad. “Siç tha kryeministrja, ne jemi të bindur se ata janë terroristë radikalë islamikë, sipas mënyrës në të cilën janë inspiruar dhe prandaj jemi të detyruar që të mësojë diçka më tepër se prej nga e ka prejardhjen radikalizimi i tyre”, deklaroi Rad për televizioni Aj-Ti-Vi.
Sipas Rad, tani për tani nuk ka argumente që tregojnë se incidenti i mbrëmshëm ka lidhje me sulmin vetëvrasës në koncertin e këngëtares Arjana Grande në Mançester më 22 maj, ku vdiqën 22 persona. Ajo apeloi për miratimin e rregullativës ndërkombëtare me të cilën të gjitha kompanitë e internetit do të duhet që të heqin përmbajtjet radikale nga rrjetet sociale. Ndërkohë policia e Britanisë së Madhe ka bastisur një ndërtesë në lindje të Londrës, që ishte shtëpia e njërit nga tre sulmuesit që lanë të vrarë shtatë persona natën e kaluar. Sky News ka raportuar se forca të shumta policore janë parë duke kontrolluar çdo cep të kësaj ndërtese.
Një dëshmitar ka thënë se gjatë operacionit janë dëgjuar detonime, për të cilat më pas u konfirmua se ishin të kontrolluara. Sipas një përfaqësuesi të policisë, gjatë aksionit të sotëm deri tani janë arrestuar 12 persona, tani për tani nuk ka detaje për identitetin e tyre si dhe arsyet për arrestimin e tyre. Fqinjët e sulmuesit, në banesën e të cilit u bë kontroll, për Sky News, deklaroi se ai ka qen “një person miqësor me fëmijë të vegjël” i cili aty jeton tashmë tre vite. Ai ka punuar në qarkullimin publik të Londrës, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në fushata të autoriteteve lokale për strehimin e të pastrehëve.