Ambasada e SHBA-së në Beograd i paralajmëroi qytetarët e saj në Serbi të kenë kujdes në paraqitjen e policëve të rrejshëm, të cilët prezantohen si persona zyrtar që të hynë në shtëpitë e tyre. “Shtetasit amerikanë duhet të jenë të kujdesshëm në rast të vizitave të paparalajmëruara të policisë në shtëpitë e tyre dhe të paraqesin aktivitete të dyshimta të policisë lokale”, potencohet në kumtesën e Ambasadës së SHBA-së në Serbi. Kumtesa është publikuar për shkak të incidenteve të mëparshme, në të cilat individë janë prezantuar si policë që të hyjnë në shtëpitë private për shkak të aktiviteteve kriminele.