Dani Alves pritet të transferohet te Manchester City këtë verë, por aktualisht ai është duke luajtur volejboll plazhi në Brazil bashkë me shokun e tij te “Seleçao” Neymar. 34-vjeçari i ka dhënë fund bashkëpunimit me kampionët e Italisë Juventus-in për të nisur një aventurë të re në kampionatin anglez. Pra së shpejti ai do të hapë një kapitull të ri në karrierën e tij, ndërsa pritet të firmosë një marrëveshje bashkëpunimi 2-vjeçare me klubin e ish-trajnerit te Barcelona, Pep Guardiola.
https://www.youtube.com/watch?v=R7k-YYaEwy4
Por për momentin ish-mbrojtësi i “Zonjës së Vjetër” po shijon verën me ish-shokun e tij te skuadra e Barcelona-s Neymar. Të dy lojtarët së fundmi ishin të pranishëm në ceremoninë e martesës së Lionel Messi-t me Antonella Roccuzzo në Rosario të Argjentinës.