Alvaro Morata përpiqet për të festuar një gol kundër Deportivo, edhe pse angazhimi i tij më i ri ka qenë me partneren, Alice Campello, me të cilën ka zyrtarizuar lidhjen natën e së premtes, …në shoqëri të “Pop Wizard”, në “Rialto Theater Gran Via Madrid”. Sulmuesi i Real Madridit erdhi në “Teatrin Rialto” i përgatitur për një surprizë, për t’i kërkuar aty fejesë të dashurës dhe për t’i vënë unazën në gisht. Për të kryer një mashtrim magjik,
Pop magjistari (ishte ende duke bërë magji në kryeqytet) kërkoi nga çifti për të dalë në skenë. Alice nuk po kuptonte përse kjo gjë, por kur sulmuesi u ul para saj në gjunjë dhe nxori një unazë në dorë, mori pyetjen e futbollistit: Do të martohesh me mua? Mosbesimi dhe hutimi momental i nuses u shkrinë nga duartrokitjet e audiencës, që kishte mbushur teatrin.