Zgjidhja për krizën politike në Maqedoni është në tryezë. Nevojitet vullnet politik që ajo të zbatohet, Parlamenti të jetë operativ, të organizohet vetë, të zgjedh kryetari, e pastaj të zgjidhet edhe qeveria e cila do të mund të veprojë. Kjo është radhitja, jo vetëm për të mirën e politikës, por edhe për të mirën e të gjithëve, ekonominë, shoqërinë, qytetarët.
Këtë e theksoi ambasadorja gjermane Kristine Alt’hauzer në konferencën e sotme për shtyp në të cilën Shoqata ekonomike Maqedoni-Gjermani i prezantoi rezultatet e punës në vitin e kaluar. Ajo konsideron se duhet sa më shpejt të zgjedhet kryetari i Kuvendit, dhe siç theksoi, është e bindur se kjo do të ndodh.
Sipas Alt’hauzer, zgjidhja e krizës në raport me ekonominë është e vonuar. Duke u përqendruar në rezultatet e investitorëve gjermanë në vend që janë komunikuar, theksoi se tingëllojnë në mënyrë paradoksale, por e pasqyrojnë fleksibilitetin e Maqedonisë dhe aftësinë e saj që të përballet me krizën politike.