Ministri i Kulturës, Robert Allaxhozovski sonte do të marë pjesë në hapjen e Festivalit të 52-të të teatrove të Maqedonisë “Vojdan Çernodrinski” në Prilep. Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Allaxhozovski sot do t’i vizitojë institucionet kulturore në Prilep, do të realizojë takime me përfaqësues të ansambleve të mbështetura nga shteti, si dhe me përfaqësues të skenës së pavarur kulturoe.
“Minsitri do ta shfrytëzojë këtë vizitë që prej së afërmi të njihet me gjendjet në kulturë në këtë qytet dhe rajon. Vizita do të fillojë me shprehjen e respektit tek përmendorja e heronjve të LNÇ-së, ndërkaq përveç kësaj do të kontrollojë edhe gjendjen e objekteve dhe monumenteve të tjera, që janë pjesë e trashëgimisë kulturore dhe historike të vendit”, informon Ministria e Kulturës.