Shkup, 28 prill – “Alkaloid SHA” Shkup ka realizuar rezultate pozitive në periudhën janar-mars të vitit 2017, tregojnë Bilanci i pashqyrtuar më vete dhe i bilanci i konsoliduar i pashqyrtuar i suksesit, kumtuan nga kompania, shkruan gazeta KOHA. Sipas bilancit të suksesit, në periudhën janar-mars shitjet arrijnë 1.781.320.547 denarë, që është për 11 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Fitimi para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), i cili arrin 342.090.242 denarë, shënon rritje prej rreth 12 për qind, neto fitimi më vete arrin 203.498.490 denarë dhe është rritur për 9 për qind. Në periudhën janar-mars, shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë 2.332.909.055 denarë, që është për 10 për qind më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti i kaluar. Shitjet e konsoliduara të realizuara në tregun vendor janë rritur për 11 për qind, ndërsa eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për 9 për qind, Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 38 për qind janë realizuar në tregun vendor, ndërsa 62 për qind janë realizuar në tregjet e huaja. Shikuar nëpër rajone, në vendet e Evropës Juglindore janë realizuar 30 për qind, në Rusi dhe vendet e BSHP (bashkësia e shteteve të pavarura) janë realizuar 8 për qind, në vendet e Evropës Perëndimore (BE dhe EFTA) janë realizuar 20 për qind dhe në tregjet tjera janë realizuar 1 për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara. Rritje më e madhe te tregjet eksportuese është realizuar te vendet e mesme. Britania e Madhe me shitjet prej 67.462.665 denarë që paraqet rritje prej 4,245 denarë, Rusia rritje prej 36 për qind, Rumania rritje prej 63 për qind, Sllovenia rritje prej 28 për qind, Kroacia rritje prej 5 për qind, Hungaria prej 369 për qind, Çekia rritje prej 467 për qind, Shqipëria rritje prej 11 për qind etj. Shikuar sipas grupeve të prodhimeve, në strukturën e shitjeve të përgjithshme të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe marrin prodhimet nga segmenti i Farmacisë edhe atë 85 për qind. Prej tyre pjesë më të madhe kanë OTC preparatet me 20 për qind, pajisjet kardiologjike me 17 për qind, pajisje neurologjike me 13 për qind, antibiotikët 15 për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara etj. Segmenti kimi, kozmetikë dhe botanika marrin pjesë me 15 për qind në shitjet e përgjithshme të konsoliduara ose më saktësisht kimia merr pjesë me 4 për qind, kozmetika me 8 për qind dhe botanika me 3 për qind.
Fitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, tatime dhe amortizim (EBITDA) i cili arrin 389.086.951 denarë shënon rritje prej 12 për qind, ndërsa neto fitimi i konsoliduar në vlerë prej 231.180.196 denarë është rritur për 11 për qind. Investimet e përgjithshme në mjetet bazë në periudhën janar-mars të vitit 2017 arrijnë 128.227.342 denarë. Në periudhën janar-mars të vitit 2017 në Alkaloid janë realizuar 30 punësime të reja në Republikën e Maqedonisë, qëndron në kumtesën e kompanisë.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara