Shkup, 28 shkurt – “Alkaloid SHA” Shkup realizoi rezultate pozitive financiare në periudhën janar – dhjetor të vitit 2016, tregojnë të dhënat e Bilancit të suksesit i pareviduar individual dhe i pareviduar i konsoliduar. Nga kompania njoftuan se sipas Bilancit individual të suksesit, në periudhën janar-dhjetor, shitjet arrijnë 6.418.580.770 denarë, që është për 7 për qind më shumë në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. përfitimi para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), e cila është 1.208.748.918 denarë, shënon rritje prej rreth 13 për qind, ndërsa neto fitimi individual është 704.269.882 denarë dhe është rritur për 9 për qind. Në periudhën janar – dhjetor, shitjet e përgjithshme të konsoliduara arrijnë 8.393.770.038 denarë, që është për 6 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit të kaluar. Shitjet e konsoliduara të realizuara në treg vendor janë rritur për 3 për qind, ndërsa eksporti i përgjithshëm i konsoliduar i kompanisë është rritur për 8 për qind. Nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara, 40 për qind janë realizuar në treg vendor, ndërsa 60 për qind janë realizuar në tregjet e huaja. Shikuar sipas rajoneve, në vendet e Evropës Juglindore janë realizuar 35 për qind, në Rusi dhe vendet e BSHP-së janë realizuar 6 për qind, në vendet e Ballkanit Perëndimor (BE dhe EFTA) janë realizuar 17 për qind dhe në tregjet e tjera janë realizuar 2 për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara. Rritje më të madhe tek tregjet eksportuese është realizuar në vendet vijuese: SHBA rritje prej 30 për qind, Rusia rritje prej 15 për qind, Rumania rritje prej 63 për qind, Sllovenia rritje prej 13 për qind, Polonia 141 për qind, Britania e Madhe 125 për qind, Hungaria 135 për qind, Turqia rritje prej 72 për qind, Çekia rritje prej 122 për qind, Shqipëria rritje prej 47 për qind etj. Shikuar sipas grupit të prodhimeve, në strukturën e shitjeve të konsoliduara, pjesëmarrje më të madhe marrin prodhimet nga segmenti Farmaci edhe atë 83 për qind. Prej tyre pjesë më të madhe kanë OTC preparatet me 19 për qind, preparatet kardiologjike me 17 për qind, preparatet neurologjike me 13 për qind, antibiotikët me 13 për qind nga shitjet e përgjithshme të konsoliduara etj. Segmenti kimi, kozmetikë dhe bimëtari merr pjesë me 4 për qind. Përfitimi i konsoliduar para shpenzimeve financiare, tatimeve dhe amortizimit (EBITDA), i cili arrin 1.296.423.420 denarë shënon rritje prej 12 për qind, ndërsa neto përfitimi i konsoliduar në vlerë prej 731.816.674 denarë është rritur për 10 për qind. Investimet e përgjithshme në mjetet themelore në periudhën janar – dhjetor të vitit 2016 janë 712.282.757 denarë. Në periudhën janar – dhjetor të vitit 2016 në Alkaloid janë realizuar 157 punësime të reja në Republikën e Maqedonisë, qëndron në kumtesën nga kompania.