Të punësuarit në Alitalia e hodhën poshtë marrëveshjen për rikonstruktim të ofruar nga udhëheqësia e kompanisë dhe sindikatat për shpëtim të kësaj kompanie ajrore. Pothuaj 90 për qind prej 12.500 të punësuarve kanë marrë pjesë në votim, dhe më shumë se gjysma e kanë kundërshtuar marrëveshjen.
Qeveria paralajmëroi se nuk ka alternativë për këtë plan me të cilin parashikohet heqje të 1.700 vendeve të punës dhe ulje e pagës për tetë për qind, pasi arka e firmës është e zbrazët. Mediat italiane njoftojnë se drejtorët e Alitalia ndoshta veçmë të martën mund të kërkojnë nga shteti të ftohen administratorë të posaçëm që të kryejnë përgatitje për ndërmarrjen e mundur ose likudim. Kompaninë de fakto e kontrollon Etihad ervejz, të cilët kërkuan 49 për qind pjesë kur në vitin 2014 e shpëtoi Alitalia-n nga falimentimi.