Alaska është një shtet i SHBA-së që ndodhet në skajin veriperëndimor të kontinentit Amerikan. Ajo kufizohet në lindje nga provincat e Kanadasë British Kolumbia dhe Jukon. Në perëndim ajo ka një kufi detar me Rusinë nëpër Ngushticën e Beringut. Në veri janë detet Chukchi dhe Beaufort që janë pjesët jugore të Oqeanit Arktik. Oqeani Paqësor shtrihet në jug dhe jugperëndim. Alaska është shteti më i madh në Shtetet e Bashkuara për nga sipërfaqja, i 3-ti më pak i populluar dhe shteti me dendësinë më të vogël të popullsisë ndër 50 shtetet e Shteteve të Bashkuara. Përafërsisht gjysma e banorëve të Alaskës (e vlerësuar në 738.432 banorë nga Zyra e Regjistrimit të SHBA-së në vitin 2015) jetojnë brenda zonës metropolitane Anchorage. Ekonomia e Alaskës dominohet nga peshkimi, gazi natyror, dhe industritë e naftës, burime të cilat ajo i ka me bollëk. Bazat ushtarake dhe turizmi janë gjithashtu një pjesë e rëndësishme e ekonomisë. Kryeqyteti i këtij shteti federal është Juneau. Që nga pamjet e maleve dhe bjeshkëve të bukura, te liqenet dhe lumenjtë që kanë një bukuri përrallore, me kafshët që ndoshta disa prej tyre vetëm në Alaskë i gjeni. Për një pushim të bukur dhe me eksperienca nga më të ndryshmet, Alaska është një vend ideal për një pushim, së paku njëherë në jetë. Për më shumë shikoni këto foto:
Alaska, vend i mrekullive dhe me një natyrë të egër (FOTO)
Leave a comment