Shkup, 15 janar – Mbrëmë ka ndërruar jetë aktori dhe regjisori i njohur shqiptar nga kumanova, Sefedin Nuredini. Mësohet se aktori vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Mbledhja komemorative tashmë ka filluar të mbahet në Teatrin e Komedisë në orën 12.00, ndërkohë që varrimi do të bëhet në Varrezat e Butelit, Shkup në orën 14.00. Sefedin Nuredini ka lindur në Kumаnovë, ndërsa ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup. Hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij. Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj më parë në skenën e po këtij teatri para vetëm disa muajve, si kryepersonazh në dramën “Të gjithë bijtë e mi” të Arthur Milerit.