Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit të Komunës së Deçanit Arsim Cenaj për dyshimet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes”.
Sipas aktakuzës, A.C. me 01 dhjetor 2016 rreth orës 10:00 në sallën e Asamblesë Komunale në Deçan, gjersa po mbahej një takim në lidhje me personat e zhvendosur të komunitetit Serb dhe Malazez, ku prezent ishin edhe përfaqësuesit Komunës së Deçanit, KFOR-it, Policisë së Kosovës, DRC-së etj., personave të cilët kishin ardhur nga Serbia ju drejtohet me fjalë të cilat konsiderohen si veprime të cilat nxisin urrejtje dhe mos durim etnik.
“Me këto veprime i pandehuri A.C. dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtarë, racor, fetarë apo etnik” nga neni 147 paragrafi 1 të KPRK-së”, njofton Prokuroria e Shtetit.