Aksidenti i tmerrshëm i të riut britanik në Formula 4 (VIDEO)

36

Piloti britanik i Formula 4, Billy Monger, është dërguar me helikopter në spital pas aksidentit të tmerrshëm në Donington Park në Leicestershire. 17-vjeçari është përplasur me shpejtësi të madhe me një bolid tjetër, i cili drejtohej nga finlandezi Patrik Pasma, ndërsa ishte ndalur në mes të pistës. Vozitësi i ri qëndroi në bolid mbi 90 minuta, ndërsa është bërë e ditur se ka pësuar lëndime serioze në këmbë. Lëndime ka pësuar edhe Pasma, por dëmtimi i tij është më i lehtë. Formula 4 British Championship’ është një garë në të cilën marrinë pjesë ekipe profesioniste garuese të automobilizmit, si edhe pilotë me vetëfinancim. Xhirimi nga aksidenti është kapur nga kamera e automjetit të Billy Monger e që mund ta shikoni më poshtë.

 

 

Comments are closed.