Finalja e 46-të e kompeticionit do të jetë përballja e 5-të mes Ajax dhe United kur të zbresin në Friends Arena për trofeun e Europa League. Dy fitore për djajtë e po kaq për tulipanët që kanë vetëm një objektiv, trofeun e dytë evropian për klube.
Mourinho luan fitoren e 7-të , pas 6 të parave ndaj Ajax, si trajner i Real Madrid me një golevarazh masiv 20-2. Sulmuesi tulipan Traore është i huazuar nga Chelsea dhe pikërisht trajneri i United i jepte mundësinë e debutimit, 2 vjet më parë në UCL.
Ajax kërkon trofeun e parë evropian në 22 vjet ndërsa për United fitorja është rruga e vetme për të shkuar në Champions 3 muaj më pas. 24 gola kanë shënuar holandezët në kompeticion, 1 më pak anglezët të cilët kanë pësuar 8, 7 më pak se rivalët.
Tulipanët kanë 3 barazime e 3 humbje në 6 transfertat e fundit evropiane. Ndërsa djajtë e kuq 7 fitore e 3 barazime që nga humbja 2-1 në grupe ndaj Fenerbahce. Portieri Onana ka luajtur më shumë se kushdo në UEL, 1200′ ndërsa Pogba ka plotësuar më shumë pasime se cdo koleg i tij, 840.
Për Ajax është finalja e 15 pas 10 fitoresh e 4 humbjesh dhe e 1 që nga humbja me 11 metërsha ndaj Juventus, 21 vjet më parë në UCL. Për United e 12, 6 fitore e 5 humbje nga të cilat 3 të fundit rradhazi. Nëse fitojnë tulipanët do të jenë të vetmit që kanë fituar trofetë evropianë në cdo formë organizimi.
Skuadrat vijnë për të 1 herë në finalen e këtij kompeticioni dhe janë përkatësisht e 11 dhe e 12 që arrijnë kë tu. Ajo që fiton do të jetë e 5 pas Sevilla’s 3, Atletico Madrid 2 dhe Porto & Chelsea 1. United është anglezja e 4 pas Fulham, Chelsea & Liverpool. Ndërsa Ajax e bën Holandën, kombin e 5 që luan në finale.