Shkup, 28 qershor – Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot do të takohet me kryeministrin Zoran Zaev. Ahmeti, siç mëson gazeta KOHA, takimin do ta realizojë në ora 18, pas tryezës së rrumbullakët me liderët shqiptarë që tashmë ka nisur në hotel “Aleksandar Palace”. Temë kryesore e takimit me Zaevin, siç merret vesh, do të jetë propozim-ligji për gjuhën shqipe, si dhe 30 ligjet tjera që tashmë janë caktuar si prioritete të Qeverisë reformatorë të Zaevit. Në ndërkohë, ditëve të fundit u theksuan hapur ndasitë e partnerëve të koalicionit qeveritare, konkretisht LSDM-së dhe BDI-së sa i përket sjelljes së ligjit për gjuhën shqipe. derisa LSDM po kërkon që ky ligj të dorëzohet në Parlament pas zgjedhjeve lokale të tetorit, BDI këmbëngul që i njëjti të miratohet para zgjedhjeve, konkretisht para 30 gushtit, atëherë kur Parlamenti shpall pushimin veror për deputetët. (koha.mk)