Shkup, 15 prill – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, përmes një urimi, shprehë nderin dhe kënaqësinë që në emër të tij dhe të të gjithëve pranë partisë së tij të bëjë urime të përzemërta me rastin e festës së madhe të Pashkëve, festës së triumfit të jetës dhe shpresës. “Kjo festë është edhe një rast për të reflektuar mbi paqen, faljen dhe pajtimin si parakushte për një të tashme dhe të ardhme më të mirë. Edhe përballë tundimeve dhe sfidave të kësaj kohe, mbaj bindje të palëkundur, se gjërat që na bashkojnë janë shumë më të mëdha se sa ato që na ndajnë”, thuhet në urimin e Ahmetit. Më tej, Ahmeti thekson që kjo festë të shërbejë në kultivimin, promovimin dhe forcimin e tolerancës dhe respektit të ndërsjellë. “Për secilin prej jush, për familjet e juaja, uroj mbarësi, shëndet dhe mirëqenie”, thuhet në fund të urimit.