Tetovë, 11 dhjetor – BDI nuk i gëzohet fitores, pasi shqiptarët kanë humbur shumë mandate. Kështu tha lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti gjatë një paraqitje para gazetarëve në selinë e partisë në Tetovë pak para mesnatës, shkruan gazeta KOHA. Ahmeti tha se BDI ka fituar 11 mandate dhe partitë tjera kanë 10 së bashku, ndërsa u shpreh i sigurt se BDI do jetë subjekti që do të përcaktojë se kush do të drejtojë vendin në të ardhmen. I pyetur se cili është më i mirë për koalicionim – Zaevi apo Gruevski, Ahmeti tha se “as njëri dhe as tjetri”. “Shqiptarët kanë humbur shumë mandate, edhe pse zgjedhjet ishin të qeta, të lira dhe demokratike. BDI do të vazhdojë të mbetet në orientimin pro-evropian…”, është shprehur lideri i BDI-së. (koha.mk)