Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, thotë në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” ka deklaruar se qeveria e re e Maqedonisë ka dy prioritete: zgjidhjen e problemit të emrit me Greqinë dhe anëtarësimin në NATO. “Zgjidhja e konfliktit për emrin është një ndër prioritetet tona më të mëdha. Ne jemi fqinj dhe e ardhmja jonë e përbashkët është në BE. Greqia duhet të jetë fanari që do të na udhëheqë ne në BE. Ne do të anëtarësohemi në NATO me akronimin FYROM -IRJM”, tha ai, transmeton aktuale.mk. Ahmeti ka shtuar se Shkupi nuk ka asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë.