Shkup, 21 dhjetor – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka takuar sot në selinë e partisë në Tetovë Ambasadorit e Francës në Maqedoni, Kristian Timonier. Kryetari Ahmeti dhe ambasadori i Francës, siç theksohet në kumtesë, diskutuan rreth zhvillimeve pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit dhe nevojës për stabilitet politik dhe rikthim të agjendës euroatlantike. Ahmeti theksoi se BDI po i ndjek zhvillimet me kujdes dhe qetësi duke patur gjithnjë në konsideratë interesin e qytetarëve dhe nevojën për siguri dhe stabilitet në shtet. “Gjithashtu, Ahmeti elaboroi edhe mbi platformën e BDI-së për barazi gjuhësore dhe ekonomike, konsensualitet, reforma dhe sundimit të ligjit si dhe integrim euroatlantik. Nënvizoi që BDI është e vendosur që të vijojë rrugën e partneritet me komunitetin ndërkombëtar në drejtim të integrimit në NATO dhe BE, fqinjësisë së mirë, marrëdhënieve të mira ndëretnike, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies shoqërore”, thuhet në komunikatë.