Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti përpara fillimit të mbledhjes së Kryesisë Qendrore në Reçicë të Vogël tha se mundësia që të ketë marrëveshje sot është e vogël. “Sot do t’i shqyrtojmë opsionet për ngelje në opozitë”, tha Ahmeti. Sipas tij, ende nuk është arritur marrëveshje në lidhje me atë se a do t’i jepen nënshkrimet liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, që ai të fitojë mandat nga presidenti Gjorge Ivanov.