Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti pas takimit me Komisionerin Evropian, Johannes Hahn tha se temë e takimit ishte dalja e Maqedonisë nga kriza politike.
“Mund t’ju them se qënrimet tona janë identike”, tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti. Në pyetjen se a është e vërtet se është takuar me Aliancën për Shqiptarët për të formuar qeveri me VMRO-DPMNE, që më parë e deklaroi për media Menduh Thaçi, ai u përgjigj: “Paralelisht bisedojmë edhe me liderët e VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së, ndërsa vendimin përfundimtar do ta sjell kryesia qendrore pasi që LSDM të na kthej përgjigje se a i pranon kërkesat e platformës tonë. është shumë normale që të bisedoj edhe me Nikolla Gruevskin pasi që jemi partner koalicion më shumë se 10 vjet”, theksoi Ahmeti.
Sipas tij Platforma Shqiptare është nënshkruar në Tiranë pasi që kryetari i Lëvizjes BESA nuk ka dashur që të ulet me një tavolin të përbashkët, dhe për këtë takimin e ka organizuar kryeministri Rama. “Platforma nuk nënkupton Shqipëri etnike, por kërkesa normale dhe nevoja të shqiptarëve të Maqedonisë”, ka sqaruar Ahmeti.
Ahmeti: Bisedoj edhe me VMRO-DPMNE dhe me LSDM
Leave a comment