Sulmuesi i Manchester Cityt, Sergio Aguero, është dënuar me katër ndeshje moslojë. E gjitha kjo pas kartonit të kuq që mori në ndërhyrjen ndaj mbrojtësit të Chelseat, David Luiz, në humbjen 3-1 të shtunën. Argjentinasi do të mungojë ndaj Leicesterit, Watfordit, Arsenalit dhe Hull Cityt. Përveç 28-vjeçarit është dendur edhe mesfushori Fernandinho, por ky me tri ndeshje. Braziliani u ndëshkua me të kuq pas përleshjes me Cesc Fabregas.