Janë liruar 235 civilë të rrëmbyer nga talebanët në krahinën Seri-i Pun, në veri të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA). Zëdhënësi i Guvernatorit të Sar-i Pul, Zabihullah Amani në një deklaratë për gazetarin e AA-së thotë se militantët para një kohe të shkurtër kanë marrë nën kontroll rajonin Mirzavlang të Sar-i Pul’it dhe se këtu kanë vrarë 30 civilë dhe kanë rrëmbyer 235 të tjerë.
Amani njofton se civilët e rrëmbyer nga organizata janë liruar me thirrjen e udhëheqësit fisnor dhe se janë vendosur në qendrën e Sar-i Pul’it. Ndërkaq theksohet se në rajon, ku pjesëtarët e DEASH-it i japin mbështetje organizatës së talebanëve, do të fillojnë operacionet.
Talebanët pretendojnë se 30 persona të vrarë në Mirzavlang janë rojet e fshatit. Presidenti i Afganistanit Eshref Gani tha se nuk do të mbeten pa u kundërpërgjigjur ndaj kësaj masakre kundër civilëve.