Aeroplani më i ri i Air Serbia “Airbus A319 “, është emëruar me emrin e muzikantit serb Goran Bregoviq, transmeton Koha.net. Ky është avioni i gjashtë në Serbi që merr emrin e personalitete të shquara serbe, njofton gazeta “blic” e Beogradit. Kështu, avionët tjerë serbë kanë emrat Novak Gjokoviç, Vlada Divac, Dejan Stankoviç, Miki Manojloviq dhe Nikola Tesla. Goran Bregoviq ka vizituar Tiranën dhe prefekti i atëhershëm i Edi Rama ia kishte dorëzuar çelësat e kryeqytetit të Shqipërisë.