Iona është diagnostifikuar me kancer në moshën 5 vjeçare dhe iu është dashur ta presë këmbën. Ajo ka treguar se deri më tani ka bërë një koleksion prej “17 këmbësh” të djathta. “Tani kam 13 vjet dhe kam 17 këmbë, derisa të mbush 20 vjeç mendoj të kem rreth 100 këmbë”, thotë Iona nga Glasgoë. 13-vjeçarja megjithatë nuk humbet asgjë nga hobit e saj. Ajo kërcen si baletane, luan golf, ndërsa sporti i preferuar i saj mbetet hokeji në sallë sporti. “Është e mahnitshme të shohësh Ionan duke lozur me shoqet dhe shokët e saj. Deri tani, ajo ka arritur të mbajë larg mungesën e këmbës së djathtë. Shumë nga këmbët protezë ajo i ngjyros me ngjyra të llojllojshme. Shkurt, është e kënaqur dhe e lumtur me gjithë mungesën që ka. Kryesorja e shpëtuam vajzën. Kjo është mrekullia e saj…”, thonë nëna e Ionas, Karen MacDonald.
Adoleshentja me 17 këmbë të djathta (FOTO)
Leave a comment