Mund të mendoni se fëmijët inteligjentë do t’ia dalin më mirë në jetë. Mirëpo ata janë më të prirur që të eksperimentojnë me droga dhe alkool si tinejxherë, thotë një studim i ri. Ata ta cilët kanë dhunti akademike, mund të përfshihen në vese të këqija gjatë adoleshencës, thonë shkencëtarët, shkruan Daily Mail. Këta fëmijë, janë të prirur për 50% më shumë që me raste të tymosin kanabis. Sidoqoftë, këta të rinj që kanë IQ të lartë janë më pak të prirur që të pinë cigare. Studiuesit e Universitetit College në Londër, kanë analizuar sjelljet e 6059 të rinjve dhe kanë arritur këtë konkluzion.