Në rast të largimit të Luis Enriques, Barcelona e ka zgjedhur pasardhësin e tij. Ernesto Valverde do të jetë trajner i ri i Barcelonës. Kjo në rast se Luis Enrique nuk vazhdon në detyrë pas përfundimit të këtij sezoni, raporton e përditshmja sportive madrilene “Marca”. Valverde është në bisedime për kontratën e re në Athletic Bilbao, përcjell “lajmi.net”. Por, ai është opsioni kryesor për strateg të ri të Barcelonës në rast se Enrique mendon se ka ardhur koha e ndarjes.