Deputeti i BDI-së Xhevat Ademi në vazhdimin e seancës konstitutive ka apeluar deputetët e VMRO-DPMNE-së të mos merren me deputetët shqiptarë duke i bërë pjesë e këtij cirku, njofton Aktuale.mk.
“Për fat të mirë në jetën politike shqiptare ndodhi unifikimi I subjekteve parlamentare shqiptаre e sublimuar në platformë ka shqetësuar shumë njerëz. Pa dashur të bëhemi pjesë e këtij cirku, sugjeroj, apeloj të vazhdoni me monologjet, por pa këmbëngulje në këtë cirk publik të atakoni dhe të përfshini deputetë shqiptarë. Ne jemi këtu të ofrojmë zgjidhje. Ne nuk duam të bëhemi pjesë e këtij cirku. Thoni çfarë të doni por mos u merrni me deputetët shqiptarë,” u shpreh Ademi.