Me rastin e shënimit të Ditës së Pranverës – Ditës së Ekologjisë, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Bashkim Ameti, vizitoi komunën e Zhelinës. Ministri Ameti së bashku me kryetarin e komunës së Zhelinës Fatmir Izairi, mbollën fidanë në oborrin e shkollës fillore „Pashko Vasa“ në fshatin Grupçin. Aktivitete për pastrim, rregullim dhe mbjellje të fidanëve u zhvilluan në të gjitha shkollat e kësaj komune.