Tani është zyrtare: Gerard Deulofeu do të jetë pjesë e AC Milan deri në 30 qershor. Në fund, Everton u detyrua të pranojë dëshirën e futbollistit për të kaluar te kuqezinjtë dhe klubi anglez pranoi huazimin pa asnjë kusht. Për interesimin e Milan karshi lojtari kishte shkruar shtypi spanjoll që në fund të dhjetorit dhe Galliani nuk e fshehu për asnjë moment se ai do të ishte përforcimi për sulmin e trajneri Vincenzo Montella.
Everton vinte si kusht blerjen përfundimtare në fund të sezonit për 15 milionë paundë, por në fund, pranuan ofertën e ardhur nga Italia. Në skemat e Montella, Deulofeu mund të luajë në të djathtë ose në të majtë të sulmit. Spanjolli do të jetë të dielën në Itali dhe do të firmosë kontratën 6 mujore në momentin që do të kalojë me sukses vizitat mjekësore. Ai do të prezantohet ditën e hënë, 24 orë pasi Milan të ketë luajtur kundër Napoli.
Milan do të paguajë vetëm 500 mijë euro për huazimin e lojtarit të rritur në Akademinë e Barcelonës, i cili vuri si kusht kalimin në Serie A, në momentin që trajneri Ronald Koeman po e aktivizonte me pikatore gjatë pjesës së parë të sezonit. Ajax, Southampton, Crysal Palace dhe Wolfsburg ishin klubet e tjera që kishin shfaqur publikisht oferta për spanjollin. Nëse Milan në qershor 2017 vendos të marrë përfundimit Deulofeu, Liverpool kërkon 20 milionë euro.