Antonio Conte-s do t’i ofrohet një kontratë e re me përfitim masiv nëse Chelsea arrin ta fitojë titullin e Premier Ligës këtë sezon. Pronari i Bluve, Roman Abramovich i kishte caktuar Conte-s synim Ligën e Kampionëve, por 47 vjeçari italian i ka tejkaluar të gjitha në sezonin debutues të tij në Angli, transmeton Transferimet.com. Nëse ai arrin ta fitojë titullin, atëherë mundi i tij do të shpaguhet me një kontratë masive pas përfundimit të sezonit.