Atleti jug-afrikan Luvo Manyonga është shpallur kampion i ri i botës në kërcim së gjati. Në Londër ai kërceu 8,48 metra duke lënë prapa gjithë të tjerët, por jo shumë kohë më parë ai i ishte futur botës së krimit dhe drogës, e tregon vetë se e kishte ‘parë vdekjen me sy’.
“Isha një hap larg vdekjes. Ndoshta 5 përqind larg saj. Arrita si ia arrit dhe mbijetova, por droga më qoi drejt vetshkatrrimit”, ka thënë ai, përcjellë Gazeta Metro.
Manyonga ishte i varur prej metamfetaminës së kristaltë, që e kishte shtyrë të bëhet edhe kriminel. “Gjithçka kamë bërë, kam thyer shtëpi, kam vjedhur telefona … vetëm për të blerë drogë”, ka deklaruar ai.