Shtetet e ndryshme nëpër botë kanë zakone të veçanta, të cilat jo vetëm që duhet t’u binden qytetarët e vetë por edhe vizitorët. Disa shtete i kanë të ndaluara çamçakëzin, reklamimin e pijeve alkoolike, lloje të llullave e shumë të tjera.
– Në Singapor është i ndaluar me ligj çamçakëzi. E gjithë kjo ka filluar në një protestë atje, kur pasi ka përfunduar rrugët e qytetit kanë qenë aq të ndotura nga çamçakëzët saqë është marrë vendim nga qeveria të mos përdoren më, përveç nëse jepen me recetë të mjekut.
– Vallëzimi dhe tatuazhet në Japoni. Siç e dimë se Japonia është një vend shumë i edukuar dhe i zhvilluar, prandaj edhe atyre nuk ju pëlqen vallëzimi dhe vizatimet në trup. Vallëzimi përveç që nuk duket mirë për syrin e një japonezi është edhe e ndaluar me ligj. Ky ligj ka hyrë në fuqi në vitin 1948, andaj sot nëse një lokal dëshiron të organizojë një festë duhet paraprakisht disa ditë përpara të marr leje.
– T’i urosh ditëlindjen një gjermani një ditë përpara. Në Gjermani t’i urosh dikujt ditëlindjen para se ta ketë, konsiderohet ofendim. Në rast se ju i shprehni urimet tuaja një ditë para ditëlindjes ata do të mendojnë se ju po bëni shaka, dhe nuk do ta mirëpresin atë urim assesi.
– Mos e pyet një norvegjez për të shkuar në kishë. Nëse jeni i interesuar të vizitoni kishën në Norvegji, ju nuk duhet ta pyesni asnjëherë një norvegjez për të shkuar atje, apo edhe për ta ftuar dikë. Obligimet e religjionit duhet t’i dijë secili dhe nuk duhet të bëj plane për ta kryer obligimin e tij, ajo vjen vetë kur ndjehet.
– Mos fol për para në Francë. Francezëve iu pengon dhe ndjehen të ofenduar nëse ju i pytni për parat që kanë në xhep, ose flisni në përgjithësi rreth parave. Kjo temë është e ndaluar në Francë, dhe po e bëtë një gjë të tillë, kjo i shtynë ata të iu mendojnë juve si persona të papërshtatshëm për t’u shoqëruar.
– Të shprehësh mendimin tënd në Korenë Veriore. Siç e dimë se Korea Veriore është vendi më diktator në ditët e sotme. Shprehja e lirë atje është e ndaluar rreptësishtë, atje funksionon një ligj nga shteti, dhe vetëm qeveria ka të drejtën e fjalës, populli mendimet e veta duhet t’i shpreh në kohën kur i jepet kjo e drejtë, në të kundërtën të heshtë.
– Dhuratat si ora dhe ombrella për ditëlindje në Kinë nuk preferohen. Kinezët nuk pranojnë dhurata të tilla si ora e ombrella. T’i dhurosh një të tillë një kinezi konsiderohet ofendim për ta.
– Reklamimi i pijeve alkoolike është i ndaluar në Indi. Shumë kompani të mëdha të pijeve alkoolike indiane janë të detyruara të prodhojnë edhe diçka tjetër në kuadër të biznesit të tyre, që të kenë të drejtë të shfaqen në televizion, sepse alkoolin nuk kanë të drejtë ta paraqesin në televizion. Kjo u është ndaluar atyre me qëllim që të mos e pinë