Nga Fatime MISINI
Mijëra vjet histori e shkruar me gjak e penë, histori e miliona shqiptarëve që tani janë udhëtarë dhe banorë në më shumë vende të botës, por që ruajnë dhe mbrojnë me fanatizëm, gjuhën dhe traditat e kombit dhe mëmëdheut të tyre që quhet SHQIPËRI, atje ku buron e kaluara e çdo shqiptari. Gjuha dhe flamuri janë identiteti i çdo kombi por mbrojtja dhe ruajtja e tyre vazhdon që në krijimin e një kombi ashtu siç është edhe Shqipëria vendi ku çdo zemër shqiptari fluturon e lirë si shqiponja e maleve simboli i flamurit. Duke u nisur nga kuptimi i fjalës “gjuhë: në shkencat e gjuhësisë, arrijmë të kuptojmë se gjuha është sistem tingujsh e shprehjesh që shërben si mjet marrëveshje midis njerëzve. Me fjalën “gjuhë” e njësuar letrare (standarde), kuptojmë gjuhën kombëtare të një populli. Dhe formimi i gjuhës letrarë shqipe ndahet në dy periudha: në atë parakombëtare, që përfshin letërsinë nga shekulli XVI deri në shekullin XVIII, ndërsa periudha e dytë – ajo kombëtare që përfshin letërsinë nga shekulli XVIII dhe arrin deri në ditët tona.
Po të mos ekzistonte Alfabeti, natyrisht se nuk do të ishte edhe gjuha, ku në vitin 1825, Naum Veqilhargji formoi Alfabetin unik të gjuhës shqipe, i cili përmbante 33 shkronja dhe në Kongresin e Manastirit që u mbajt prej 14 deri më 22 Nëntor 1908, u vendos përdorimi i të dy alfabeteve si ai “Bashkimit” nga Shkodra, dhe ai i “Shoqërisë së Stambollit” vetëm që të mos vie deri tek përçarja e popullit shqiptarë. Në arsim, sukseset filluan që të rriteshin pas hapjes së Shkollës në Gjuhën Shqipe, ku më “7 MARS” të vitit 1887, në Korçë, nën drejtimin e Pandeli Sotirit dhe pastaj në vitin 1891 u hap shkolla shqipe për vajza nën kujdesin e Gjerasim Qiriazit dhe të motrës së tij, Sevastisë. Letërsia shqiptare përbëhet prej letërsisë gojore dhe prej letërsisë së shkruar, ku letërsia gojore përfaqësohej nga rapsodët e kreshnikëve, ndërsa vendin kryesor e zinte cikli i Mujit dhe Halilit. Ndërsa në letërsinë e shkruar një varg shkrimtarësh, kryesisht klerikë katolikë, mundën dhe e zhvilluan kulturën kombëtare dhe i pari është Gjon Buzuku që shkroi “Meshari” në vitin 1555 për ta përdorur gjuhën shqipe në shërbesat fetare.
Ndërsa Frang Bardhi, në një libër mbrojti prejardhjen shqiptare të SKENDERBEUT si hero kombëtar, i cili fitoi një numër të madh betejash edhe pse u mor peng nga turqit osman, ai prapë se prapë u kthye në vendlindje në Shqipëri ku më 28 Nëntor 1443, u shpall rimëkëmbja e principatës së Kastriotëve, ku mbi kështjellën e Krujës u ngrit flamuri me shkabën e zezë dykrenore. Nëntorin e dytë e kemi më 28 Nëntor 1912, ku Ismail Qemali ngriti flamurin Kombëtar në Vlorë, ku për kryetar u zgjodh Ismail Qemali dhe sekretar Luigj Gurakuqi në mbledhjen që u mbajt në këtë ditë më fillim prej orës 14.00.
Nga gjithë atë që e kaluan të parët tanë, ne tani gëzojmë të drejtën për të qenë sa më të arsimuar në çdo lëmi jetësore, por gjitha këto suksese do ti arrinim duke qenë të bashkuar. Krenari e jona është edhe nga ajo që nga popujt e tjerë njihemi më tepër përmes besimit dhe guximit, ku besnik qëndrojmë deri në momentin e frymës së fundit dhe si guximtarë pasi rrugën e drejtë nuk e devijonin të parëve tanë, por ata atë e sollën vetëm përmes luftërave, betejave të ndryshme, ku dhe dhanë jetën bijtë dhe bijat më të mira të kombit tonë.
Mësues të dashur, kudo që jetoni e punoni, gëzuar 7 Marsin – ditën tuaj. Në këtë ditë, ne ju nderojmë ju për punën e kontributit tuaj të madh që keni dhënë, jepni e do të jepni për mësimin e gjuhës sonë të pastër shqipe të asaj gjuhe që na e lanë amanet të parët, ndërsa detyra jonë mbetet ta përcjellim ashtu të pastër tek brezat e ardhshëm. Jemi krenar me ju dhe me gjithë zemër ju urojmë Gëzuar festën tuaj.