50-vjeçarja duket si 20-vjeçare, Halle Berry tregon sekretin (FOTO)

Të thuash që u befasuam kur mësuam se Halle Berry ashtu si ne pëlqen të ngacmojë ushqime të vogla të shijshme ndërmjet vakteve, është pak. Aktorja është 50 vjeçe dhe duket aq bukur sa do bënte çdo 20-vjeçare të ndihej keq. Por çfarë bën ajo që është në formë kaq të shkëlqyer fizike? Pasi u diagnostikua me diabet në moshën 19-vjeçare, praktikisht e gjithë jeta e saj ndryshoi. Nuk mund të konsumonte më sheqer apo bukë dhe tani qëndron besnike e dietave të shëndetshme, me perime dhe shumë ujë.

“Dieta ime rrotullohet rreth diabetit, prandaj përpiqem të ha katër vakte të vogla në ditë. Më pëlqen të ndihem e fortë dhe e shëndetshme”, tregon Berry. Pjatat e saj të preferuara janë shumë të thjeshta. Peshk ton i pjekur në skarë ose pure patatesh me hudhra. “Fillova të ha perime të freskëta dhe shumë të shijshme, mish pule, peshk të freskët dhe makarona. Hoqa mishin e kuq nga dieta dhe frutat, sepse kanë shumë sheqer”. Duke njohur mirë ndikimet negative të sheqerit, Berry ia ka ndaluar dhe fëmijëve konsumin e tij.

Ajo e ka cilësuar si ‘helm’ për organizmin dhe lëkurën dhe preferon të përdorë ëmbëltues të tjerë. Dhe duke qenë se nuk ka shumë mundësi për të fjetur gjumë për të rifituar energji, aktorja merr proteina për të qenë sa më aktive. Halle është kaq e vëmendshme me dietën e saj, di gjithçka që merr nëpërmjet ushqimit dhe është shumë e ndërgjegjshme për ushqimet që i bëjnë mirë dhe cilët jo. Përpos kësaj ajo bën shumë, shumë palestër, aspak e habitshme duke parë trupin e një mamaje 50-vjeçare.

“Nuk jam ushtruar kurrë me pesha, vetëm nëse duhet ta bëja për ndonjë film. Mua më pëlqen të vrapoj. Bëj ushtrime brenda peshës time trupore, sepse nuk dua të kem shumë muskuj. Jam diabetike ndaj palestra ka qenë gjithnjë zgjidhje për të mbajtur sëmundjen nën kontroll”.