Nga lufta me përmasa të mëdha mes Rusisë dhe NATO-s druajnë 52 për qind e rusëve, ndërsa 78 për qind e të anketuarve konsiderojnë se është e palejueshme që vendi i tyre në rast të këtillë të përdorë armë bërthamore, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i zbatuar nga Fondi rus për mendim publik. Sipas rezultateve nga anketa, 40 për qind e rusëve në këtë moment nuk ekziston rrezik nga një luftë e këtillë, ndërsa 43 për qind e pjesëmarrësve besojnë se mundësia për luftë në këtë moment është më e madhe sesa në vitet e 70-ta. Gjashtëdhjetë për qind e rusëve vlerësojnë se në dy-tre vitet e fundit rreziku i këtillë është rritur, e kjo ka ndodh sepse “Rusia është ngritur nga hiri, gjë që nuk u pëlqen të gjithëve”, me raporte armiqësore drejt Rusisë, me konfliktin me Ukrainën dhe luftën me Sirinë. Kur bëhet fjalë për armatimin bërthamor, 25 për qind e të anketuarve konsiderojnë se në rast të luftës së madhe mes Rusisë dhe vendeve të BATO-s, kjo nuk do të përdoret, ndërsa 80 për qind e rusëve janë të bindur se përdorimi i saj do të sjellë deri në zhdukje të njerëzimit.