Gjiganti në Francë, Paris Saint Germain ka shprehur interesim të madh në talentin e Manchester United, Adnan Januzajn. Ish trajneri i skuadrës në Liga 1, Laurent Blanc kishte bërë ofertë zyrtare prej 15 milionë funta në merkatot e kaluara të transferimeve, por klubi në ‘Old Trafford’ reagoi menjëherë duke refuzuar ofertën. Sidoqoftë, thashetheme të ndryshme pretendojnë se Paris Saint Germain dëshiron të rris këtë ofertë tani në 40 milionë funta për anësorin e “Djajve të Kuq”, i cili është huazuar këtë edicion nga Sunderlandi.
Në garë për shërbimet e reprezentuesit kosovar të Belgjikës janë edhe klube të tjera të mëdha si Olympique Marseille dhe AS Monaco.